Shkolla e trajnerëve, FSHF: Diploma disa teknikëve, kualifikohen për lincencën UEFA B
Përfundon kursi i radhës për shkollën e trajnerëve për kategorinë UEFA B. Lajmi bëhet i ditur nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke nënvizuar se ky është një tjetër hap që hidhet nga teknikët vendas, të futbollit shqiptar.
Në një njoftim për mediat të Federatës Shqiptare të Futbollit thuhet se: “FSHF nëpërmjet sektorit të licensimit të trajnerëve ka përfunduar kursin për licencën UEFA B. Ky kurs është ndjekur nga shume teknikë që hodhën kështu hapin e parë dhe morën diplomën përkatëse. Zyra përkatëse në FSHF ishte gjatë gjithë kohës në kontakt me aplikantët e te gjitha niveleve, duke mbyllur kështu edhe një kurs të radhës, atë të licencës UEFA B”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.