Shkrihet SHÇBA, vjen “superstruktura” – Çuçi prezanton Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore me kompetenca të zgjeruara
Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Policinë e Shtetit do të shkrihet dhe do të zëvendësohet nga një strukturë me kompetenca shumë më të gjera e cila do të quhet Agjenci e Mbikëqyrjes Policore dhe do të jetë në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Në dallim nga SHÇBA, drejtuesi i saj do të caktohet nga Kryeministri, ndërkohë që vetë Agjencia nuk do jetë më në varësi të policisë, por Ministrisë së Brendshme.
Ka qenë Ministri Bledi Çuci ai që ka paraqitur në Komisioni Parlamentar të Ligjeve draftin për krijimin dhe funksionet e Agjencisë. Në objektiv të saj do të jetë parandalimi, zbulimi dhe hetimi i shkeljeve administrative dhe veprave penale në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri.
Ajo do të ketë rol në inspektimin, shqyrtimin dhe trajtimin e ankesave, procesin e Vetingut në polici si dhe verifikimin e punonjësve mbi plotësimin e kushteve për pajisjen me certifikatë sigurie.
Deputetët e opozitës në Komision kërkuar që të dëgjonin edhe opinionet e institucioneve të tjera të përfshira në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.