“Shkundje” për Policinë e Burgjeve! Rritje pagash, uniformë të re por edhe spastrime
Punonjësit e Policisë së Burgjeve do të përfitojë rritje pagash e uniforme të re. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Burgjeve. Në fjalën e tij, kryeministri tha se do të ngushtohet diferenca në pagë mes punonjësve të Policisë së Burgjeve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit.
Po ashtu, Policia e Burgjeve do të pajiset me uniformë të re, një problematikë kjo e përsëritur vazhdimisht ndër vite. Por nga ana tjetër, kryeministri tha se nga një auditim që është bërë ka rezultuar se 130 punonjës të Policisë së Burgjeve kanë rezultuar rekorde kriminale.
“Është shumë e rëndësishme që të theksohet se nga auditi i integritetit moral dhe profesional i kryer me porosi të ministrit të Drejtësisë ka nxjerrë 130 punonjës burgjesh me rekorde kriminale për vepra të ndryshme që kurrë nuk duhej të ishin pranuar në sistem për asnjë arsye. Sikundër janë marrë 42 masa për punonjës të sistemit të burgjeve për shkelje të konstatuara në kundërshtim me ligjin dhe shërbimi i brendshëm ka referuar 66 drejtues dhe punonjës të burgjeve në prokuroritë e rretheve gjyqësore përkatëse për veprimtari penale” tha kryeministri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.