Shkup, zhvillon punimet Samiti “100 liderët në biznes nga Europa Juglindore” – Pjesëmarrës kryeministrat e Ballkanit
Po vijon punimet në Shkup, Samiti rajonal “100 liderët në biznes nga Europa Juglindore”.
Në këtë samit, i cili është bërë i njohur tashmë për mediat marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit.
Kështu, të pranishëm janë kryeministri i Malit të Zi, Duško Marković, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kreu i kabinetit qeveritar të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdić, si dhje kryeministri shqiptar Edi Rama.
Njoftimi për nisjen e samitit është bërë në rrjetin social “Twitter”, nga qeveria e Malit të Zi, ku ka prezantuar edhe pjesëmarrësit në këtë Samit.
Prime Minister of #Montenegro Duško Marković #Skopje @Summit100_org with @Zoran_Zaev, @DrZvizdic & @ediramaal pic.twitter.com/yPyoR9I17j
— Govt. of Montenegro (@MeGovernment) October 17, 2017
Ndërkohë në faqen zyrtare të Samitit në “Twitter”, liderët e Ballkanit mësohet të jenë shprehur se rajoni mund të konkurrojë në tregjet globale.
Prime Ministers on a plenary panel: Can the Region Compete at the Global Playfield? #SUMMIT100 pic.twitter.com/BIuxs1pm41
— Summit100_org (@Summit100_org) October 17, 2017
Rama-Zaev: Mbledhje qeverie mes dy vendeve, muajt e ardhshëm
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe merr pjesë në Samitin e “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore”, në fokusin e të cilit do të jetë biznesi dhe ndërveprimi ekonomik mes vendeve.
Shefi i qeverisë shqiptare është pritur nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev. Biseda mes dy liderëve u fokusua tek marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare.
Për t’i dhënë shtysë të re këtij bashkëpunimi e për të lehtësuar aktivitetin ekonomik mes dy vendeve, Rama dhe Zaev ranë dakord që muajt e ardhshëm të zhvillohet një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase.
Rama sot në Shkup zhvilloi takime edhe me liderët e parive politike shqiptare në Maqedoni.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.