SHMU njofton: Ngricat dhe akulli do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në vendin tonë parashikohet të dominoj moti i kthjellët por me temperatura të acarta.
Në këtë mënyrë nga dita e Hënë deri ditën e Mërkurë parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimtare ndërsa dita e Enjte parashikohet të ketë edhe alternime vranësirash ndërsa java mbyllet me ditën e Premte me mot kryesisht të vranët dhe intervale të shkurtra me diell.
Sipas njoftimit era nesër do të fryjë relativisht intensive me drejtim juglindje-verilindje dhe shpejtësi deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ndërsa me kalimin e ditëve intensiteti i erës bie por ajo do të vijoj të fryjë me drejtim kryesor juglindje-verilindje dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s.
SHMU thekson se për shkak të temperaturave acarta pritet që ngricat dhe akullzimi të jenë tepër të forta në pjesën më të madhe të territorit dhe kryesisht përgjatë orëve të natës dhe orët e para të mëngjesit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.