Shoferët mund të zëvendësojnë çelësat e makinave me iPhone
Tashmë, ditët e shoferëve të cilët kthejnë përmbys shtëpinë për çelësat e humbura mund të mbarojnë pasi një grup kompanish, përfshirë këtu Apple, ka zbuluar çelësat virtual të makinës te cilat mund të shkarkohen në një smartphone. Grupi i konzorciumit (CCC), një grup i industrisë që përbëhet nga prodhuesit më të mirë të makinave, po punon me krijuesin e iPhone për të sjellë komandimin e makinës nga telefoni.
Organizata përfshin kompanitë e makinave Audi, BMW, General Motors, Hyundai dhe Volkswagen. Disa prodhues të makinave tashmë i lejojnë pronarët të zhbllokojnë makinat e tyre përmes aplikacioneve të smartphone. Megjithatë, fushat digjitale të KKK-së synojnë të standardizojnë një metodë të re në të gjithë industrinë që u lejon prodhuesve të automjeteve të transferojnë me siguri një çelës digjital në një pajisje smart të shoferit.
Volkswagen tha se planifikon të integrojë këtë teknologji së shpejti. Kyçi digjital mund t’u lejojë pronarëve të makinave që të dërgojnë një çelës virtual në makinën e tyre tek një shofer tjetër, pa qenë nevoja për dorëzimin e çelësave fizik. Teknologjia mund të jetë gjithashtu e dobishme për shërbimet e ardhshme të makinave sipas kërkesës, në të cilat automjetet merren me qira nga hapësira e parkimit. Metodat aktuale që përdoren nga krijuesit e makinave, të tilla si Audi, përdorin komunikimet Wi-Fi ose Bluetooth.
Modeli i KKK-së do të përdor teknologjinë e komunikimit me rreze të shkurtër, e njohur si NFC, e cila aktualisht përdoret për të bërë pagesa pa kontakt me anë të telefonave të mençur. Tesla është ndër prodhuesit që u lejon shoferëve të kyçin dhe të hapin makinat e tyre, si dhe të kufizojnë shpejtësinë nëpërmjet aplikacionit.
Në vitin 2015 Apple paraqiti një patentë për teknologjinë që do t’i lejonte shoferëve të përdorin një iPhone për të shkyçur një makinë dhe për të ndezur motorin kur hipin në makinë. Lidhja do të bëhej përmes Bluetooth, duke mos përdorur metodën e çelësit digjital të bazuar në NFC. KKK tha se po punon tashmë edhe për një version të përditësuar të softuerit që do të funksionojë midis telefonave inteligjentë dhe makinave të ndryshme, ndryshe nga versioni ekzistues më i kufizuar.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.