Shoferët ‘s’venë mend’! Në pikun e trafikut, me shpejtësinë e frikshme 155-185 km/orë në Tiranë (VIDEO)
Policia e Shtetit njofton se ka bllokuar 8 leje drejtimi pasi drejtuesit e automjeteve janë kapur me shpejtësi që varionte nga 155 deri në 185 kilometra në orë.
Policia Rrugore njofton se prej orës 11:00 deri në orën 15:30 ka ushtruar kontroll me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, që është burim potencial për aksidente rrugore.
“Shpejtësi e frikshme në mes të ditës, në pikun e fluksit në segmentin rrugor Teg-Tuneli i Elbasanit. 8 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 155 km/h deri në 185 km/h.
Drejtues mjetesh që përdorin rrugën për të fluturuar dhe jo për të qarkulluar sipas rregullave të Kodit Rrugor, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe vënë në pikëpyetje destinacionin. Policia Rrugore do vijojë kontrollet e rrepta përgjatë fundjavës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore” njofton Policia.
SCAN
Mos ✈🛣shpejto të dërgosh patentën në shtëpi🏡 pa ty 🚑, por ec ngadalë për të shkuar ti së bashku me patentën në familje.Policia Rrugore prej orës 11:00 deri në orën 15:30, kontroll me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, burim potencial për aksident rrugor🚑 ✈🛣Shpejtësi e frikshme në mes të ditës, në pikun e fluksit në segmentin rrugor🛣 Teg-Tuneli i Elbasanit.8 leje drejtimi, për shpejtësi që varionte nga 155 km/h deri në 185 km/h.Drejtues mjetesh që përdorin rrugën🛣 për të fluturuar ✈dhe jo për të qarkulluar sipas rregullave të Kodit Rrugor, duke rrezikuar🚑 jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës dhe vënë në pikëpyetje destinacionin.Policia Rrugore do vijojë kontrollet e rrepta përgjatë fundjavës me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Posted by Policia e Shtetit on Friday, November 1, 2019
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.