Shoferi i pazakontë rus – Arrestohet pasi kishte 184 gjoba të papaguara nga 2000 të marra gjithsej
Policia rrugore e Moskës u befasua kur ndaloi një makinë të shtrenjtë në zonën më prestigjioze të banimit të kryeqytetit rus e quajtur Rublyovka. Nga kontrolli doli se patenta e shoferit kishte skaduar, por ishte vetëm një nga 2,000 shkeljet që ai kishte kryer.
Shoferi ishte i gatshëm të linte makinën e tij ashtu siç kërkuan oficerët, por policët janë detyruar të thyejnë xhamin e makinës për ta nxjerrë drejtuesin jashtë.
Shoferi, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur rezultonte se kishte në sistem 2000 gjoba të marra ku 184 prej tyre ishin ende të papaguara.
Sipas gjykatës vendase shoferi u la në paraburgim ku është i detyruar gjithashtu që të shlyejë të gjitha gjobat.
Rrugët e Rusisë janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 14.300 rusë vdiqën në aksidente rrugore në vitin 2018, që është pothuajse dyfishi i numrit të viktimave të vrasjeve në vend.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.