“Shoferi kishte kollitje të fortë”, autobusi italian ndalohet në Francë për frikë nga virusi, pasagjerët në karantinë
Një autobus që mbërriti në qytetin francez të Lyonit nga Milano në Itali është mbyllur për disa orë të hënën pasi shoferi tregoi simptoma të mundshme të koronavirusit, thanë burimet e sigurisë.
Autoritetet shëndetësore izoluan autobusin në stacionin “Lyon Perrache” herët të hënën dhe urdhëruan pasagjerët të qëndrojnë në bord për të bërë prova.
Sajti i lajmeve LyonMag raportoi se një shofer, i cili është italian, u dërgua në spital për prova sepse kishte një kollë të keqe.
“Një autobus po kalon një inspektim. Ekipet tona janë në vendngjarje dhe një vlerësim është duke u zhvilluar,” i tha Agjensisë së Lajmeve Franceze(AFP) një zëdhënëse e agjencisë shëndetësore rajonale.
Operatori me kosto të ulët FlixBus tha se autobusi, i destinuar për qytetin qendror Clermont-Ferrand, ishte ndalur në qytetin italian të Torinos dhe Grenoble në Francë në rrugën për në Lyon.
Një çift që hipi në autobusin në Lyon i tha AFP-së se ata ishin mbajtur brenda për më shumë se dy orë para se tu lejohej të zbrisnin pas kontrollit të rreptë nga mjekët.
Ata thanë se u thanë që do të kontaktoheshin përsëri nëse shoferi, i cili u dërgua në spital për testime, do të rezultojë mbartës i virusit.
Burimi: AFP https://www.france24.com/en/20200224-bus-passengers-from-italy-blocked-in-france-in-coronavirus-scares
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.