Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm paralajmëron protestë! Kërkesat që do të parashtrohen
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm paralajmëron nisjen e një proteste, duke parashtruar disa kërkesa. Kjo shoqatë ka njoftuar një konferencë për shtyp ditën e marte ku do të parashtrojë kërkesat e saj dhe hapat që do të ndërmarrë.
Në listën e kërkesave pritet të jetë ulja e çmimit të energjisë elektrike, karburantit, ndryshimi i pragut të TVSH-së etj. Në këtë rast, nuk përjashtohet edhe mundësia e një greve 2 ose 8 orëshe nga ana e bizneseve që mbështesin këtë protestë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.