Shorteu “Shoferi model” – Të premten do të dhurohen 20 siguracione automjeti
Policia e Shtetit ka lancuar shorteun “Shoferi model”, ku për drejtuesit e mjeteve që respektojnë normat e shpejtësisë do të dhurohen 20 siguracione automjeti.
Shorteu do të hidhet LIVE ditën e premte në ora 10:00 në faqen zyrtare në facebook të Policisë së Shtetit.
Shorteu do të vazhdojë edhe në javët në vijim, për ata që drejtues automjetesh që nuk përdorin telefonin në drejtimin e mjetit, që vendosin rripin e sigurimit, respektojnë këmbësorët etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.