Shpallen 4 tendera/ Rrugë të reja në Durrës – Fondi dhe detajet
Bashkia Durrës ka shpallur 4 tendera për rikonstruksion të rrugëve të qytetit. Në total, numërohet një fond limit 199.5 milionë lekë, i degëzuar përkatësisht në rrugën “Tepelena”, “Shën Pjetër”, “Shkumbin” dhe në rrugën “Danubi”.
“Gjendja e varfër e infrastrukturës rrugore përfaqëson pengesën më të madhe për transportin e njerëzve dhe të mallrave, për investimet e huaja, për zhvillimin e turizmit, për rritjen ekonomike, akse4sin ndaj shërbimeve sociale, mundësive për punësim, në mënyrë të veçantë për banorët e zonave rurale ” specifikohet në njërin nga dokumentacionet e tenderave, atë të rrugës Tepelena, e cila ndodhet në zonën e Shkozetit.
Rikonstruksioni i rrugëve pritet të manifestohet brenda një afati kohor 3 mujor, që nga nënshkrimet e kontratave me subjektet fituese.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.