Shpallet fituesi i garës për parkun fotovoltaik të Karavastasë – Fiton kompania franceze me investim mbi 100 milion euro
“Siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore, në finalizimin e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë,” është shprehur Rama nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
Me shpalljen e kompanisë fituese, hapet rruga për një investim të konsiderueshëm për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e tij.
Fituesi i garës së parkut më të madh me energji diellore në ballkan dhe me një investim të huaj direkt me mbi 100 milion euro është shpallur kompania franceze “Voltalia”.
Rama është shprehur se kjo është një faqe e re në jetën e sektorit elektroenergjitik shqiptar.
SCAN
Kryeministria – Siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore, në finalizimin e ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, me shpalljen e kompanisë fituese dhe çeljen e rrugës për një investim të konsiderueshëm për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e tij💥#ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️
Posted by Edi Rama on Wednesday, May 27, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.