Shpallet tenderi/ 102 milionë lekë për gjelbërimin e Shkodrës/ Velipoja, “target” i projektit
Bashkia Shkodër ka shpallur një tender për ofrimin e shërbimit të gjelbërimit, për një periudhë 3 vjeçare. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 102.9 milionë lekë dhe konsiston në shpërndarjen e fondit për punime në mirëmbajtjen e drurëve, bordurat e gjelbra, lulet sezonale, lulishtet, mirëmbajtjen dhe fshirjen e rrugëve dhe shesheve brenda lulishteve, mirëmbajtjen e veprave arkitekturore, etj.
Sipas detajeve të projektit, ndarja e shërbimit është bërë në 3; si kopshtet dhe parqet urbane, përfshirë këtu edhe Velipojën; zonat e gjelbra të lagjeve dhe rrethrrotullimet; hapësirat që kërkojnë mirëmbajtje të veçantë.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 12 gusht.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.