Shpallet tenderi/ 3 lagjet ku do të shtohen terrenet sportive në Tiranë. Detajet
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka shpallur tenderin për terrene të reja sportive në Tiranë. Fondi i vënë në dispozicion është 4.1 milionë lekë. Projekti konsiston në jetëzimin e lagjeve nëpërmjet shtimit të hapësirave sportive, si fusha volejbolli apo basketbolli.
Konkretisht, bëhet fjalë për një fushë basketbolli pranë rrugës “Emil Legrand”, një fushë basketbolli dhe volejbolli pranë rrugës “Shefqet Musaraj”, si dhe një fushë basketbolli pranë rrugës “Haki Stërmilli”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.