Shpallet tenderi/ 54 milionë lekë për asfaltimin e aksit Çerkezë – Morinë. Detajet
Këshilli i qarkut Tiranë ka shpallur tenderin për sistemimin dhe asfaltimin e rrugës Çerkezë – Morinë (lagja e kodralinjve) të Njësisë Administrative të Zall – Herr – it. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 54.1 milionë lekë, me një afat 2 mujor për ekzekutimin e punimeve.
“Rruga e fshatit Çerkezë – Morinë ka shtresa shumë të amortizuara. Në pjesën më të madhe të rrugës ekziston materiali mbushës, por nuk ka shtresa asfaltike të rrugës. Për këtë gjë është kërkuar nga autoriteti kontraktues, Bashkia Tiranë, të projektohet rruga e fshatit Çerkezë – Morinë duke krijuar një gjurmë të rrugës me parametra gjeometrikë të rregullt dhe nga ana strukturore shtresa e nënshtresa që të përballojnë trafikun e që krijohet në këtë vijë kalimi” specifikohet më tej në detajet e tenderit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.