Shpallet tenderi/ Autoriteti Portual Durrës “hedh” 16.2 milionë lekë për terminalin e trageteve
Autoriteti Portual Durrës ka shpallur një tender me fond 16.2 milionë lekë, për zbatimin e projektit “Asfaltimi i rrugës nga Porta 2 te Terminali i Trageteve”.
“Rruga për shkak të trafikut të rënduar të mjeteve të rënda ka pësuar dëmtime përgjatë gjithë gjatësisë së saj. Në këtë projekt është parashikuar riparimi i zonave të dëmtuara të rrugës duke hequr paketat e shtresave rrugore dhe duke i zëvendësuar ato me të reja, si dhe frezimin e asfaltit dhe realizimi i asfaltit prej 5 cm në të gjithë segmentin rrugor nga Porta 2 deri tek Sheshi i Trageteve” specifikohet në detajet e tenderit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik.
Sipas të dhënave të projektit, punimet do të ekzekutohen brenda një afati kohor 35 ditor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.