Shpallet tenderi/ Autoriteti Rrugor Shqiptar hap projektin me fond 164 milionë lekë për rrugën Kardhiq – Delvinë
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për ndërtimin e rrugës së Fushë Bardhës; konkretisht lidhjen me rrugën Kardhiq – Delvinë. Fondi i vënë në dispozicion është 164.5 milionë lekë. Projekti, sipas të dhënave, do të manifestohet brenda një afati kohor 8 mujor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.