Shpallet tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Sarandës – Vlera e projektit mbi 34 milion euro. Detajet
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur hapjen e tenderit ‘Dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit të Sarandës’.
Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike ky projekt parashikohet të kapë vlerën e 34.320.000 euro.
Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet ndërsa vendndodhja e objektit të Kontratës është në zonën e Finiqit në Sarandë.
Sipas dokumenteve të tenderit afati kohor për dorëzimin e ofertave është brenda dhe jo me vonë se data: 23 Shtator 2021, Ora 12:00 ndërsa afati kohor për hapjen e ofertave është brenda dhe jo me vonë se data: 23 Shtator 2021, Ora 12:00. Sa i përket periudhës së vlefshmërisë së ofertave do të jetë 150 ditë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.