Shpallet tenderi për rrugët e “qytetit të gurtë” – Fondi dhe detajet e projektit
Bashkia Gjirokastër ka shpallur një tender për riveshje në segmente të ndryshme rrugore. Fondi i vënë në dispozicion të projektit është 4.1 milionë lekë. Sipas detajeve të tenderit, punimet do të kryhen brenda një afati 3 javor, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Segmentet rrugore janë nga ura Zinxhira deri te kryqëzimi i rrugës “Teqese – Zinxhira”, si dhe në segmentin rrugor “Gjolek Haska”.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 16 mars.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.