Shpallet tenderi/ Ujësjellës Kanalizime kërkon 40 biçikleta elektrike – Detajet
Ujësjellës Kanalizime kanë shpallur një tender me fond 4.3 milionë lekë për blerje biçikletash elektrike.
Sipas detajeve të projektit të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik, në total kërkohen 40 copë biçikleta. Afati kohor për ekzekutim është 4 muaj, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektin fitues.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri më 14 qershor, për të gjithë aplikantët e interesuar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.