Shpallja/ “Illyrian Guard sh.a” do të marrë me qera operacionale (leasing) 51 automjete. Detajet
Kompania shtetërore e sigurisë “Illyrian Guard sh.a” ka shpallur tenderin për shërbimin e qerasë operacionale (leasing) për një periudhë 4 vjeçare për 51 automjete.
“Autoriteti çmon se është mëse e justifikueshme përzgjedhja e marrjes me qera operacionale (leasing) për një periudhe kohore 4 vjeçare ose 48 mujore, sipas të cilës autoriteti kontraktor ka detyrimin të paguajë vetëm qeranë mujore dhe furnizimin e automjeteve me karburant” shkruhet në dokumementet e tenderit.
Fondi limit/vlera e pritshme e kontratës është 146 milionë e 533 mijë lekë.
“Me anë të kësaj procedure shoqëria synon të sigurojë kompletimin me të gjithë flotën e mjeteve të nevojshme për kryerjen e detyrave të saj të përditshme dhe në funksion dhe sipas nevojës së shërbimit të objektit të marrë nën ruajtje. Mjetet e marrë më anë të qerasë operacionale leasing me zero kilometra, sigurojnë një shërbim të njëjtë në çdo rreth dhe institucion në të cilin do të ushtrohet aktiviteti.
Kompletimi i Illyrian Guard Sh.a. (I.G.) me mjete transporti të përshtatshme për kryerjen në mënyrë efikase, të shpejtë dhe ekonomike detyrat e përditshme në kushte optimale pune është një nga investimet primare dhe me prioritet që duhen kryer për të mundësuar vënien sa më të shpejtë dhe në eficiencë të plotë në rang vendi të strukturës së shërbimit të kompanisë.
Qëllimi i procedurës është paisja e strukturës dhe personelit të IG, me mjete transporti bashkëkëhore, të sigurta e të përshtashme për larmishmërinë e terrenit ku do operohet, të cilat ofrojnë kushte optimale pune për të mundësuar kryerjen sa më efikase të detyrave dhe ngarkesën e punës që mbart shërbimi i kompanisë” shkruhet më tej në dokumentet e tenderit” shkruhet më tej në dokumentet e shpalljes.
Afati kohor për hapjen e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 17 shkurt 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.