Shpenzimet korrente, 25 mln euro mё shumё/ Administrata tashmё nё “dietё”, u paguan mё shumё sigurime
Nё dy muajt e parё tё vititt qeveria rriti shpenzimet korrente, nё raport me tё njёjtёn periudhё tё njё viti mё parё. Referuar treguesve fiskalё, shpenzimet korrente dhe Janar-Shkurt ishin nё total afro 64.9 miliardё lekё, nga 61.8 miliardё qё ishin nё dymujorin 2019, duke regjistruar njё rritje prej 3.1 miliardё lekёsh apo 24.7 milionё eurosh.
Shpenzimet pёr personelin u regjistrian nё 12.4 miliardё lekё duke pёsuar njё rёnie tё lehtё me afro 400 milionё lekё nё raport me Shkurtin 2019.
Ndёrkohё pёr interesa janё shpenzuar rreth 6.5 miliardё lekё, duke pёsuar njё rёnie prej 200 milionё lekёsh, ku peshёn mё tё madhe e mbajnё interest e brendshme. Ndёrsa nё tё kundёrt, shpenzimet operative dhe tё mirёmbajtjes, u regjistruan nё 6 miliardё lekё, me njё rritje prej afro 500 milionё lekёsh.
Mё sё shumti janё rritur shpenzimet pёr fondet speciale, qё kanё tё bёjnё me sigurimet shoqёrore dhe shёndetёsore, ku janё paguar rreth 27.8 miliardё lekё, nga 25.8 miliardё qё u paguan nё shkurt 2019, me njё rritje prej 2 miliardё lekёsh.
Aktualisht administrata ka urdhёr qё tё kufizojё nё maksimum shpenzimet operative korrente, nё kuadёr tё masave tё marra ndaj COVID-19.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.