Shpërdorim i detyrës – Kreu i Hetimit Tatimor, Shehu: Zero tolerancë për çdo rast që do të evidentohet
Për të gjitha rastet që do të evidentohen me shpërdorim të detyrës dhe që është në shkelje të etikës së punës do të ketë tolerancë zero. Paralajmërimi ka ardhur nga kreu i Hetimit Tatimor, Adrian Shehu, gjatë mbledhjes së posaçme me strukturat e Zbatimit të Rajonit Qendror, Jugor dhe Verior mbi ecurinë e deritanishme në zbatimin operacional.
Gjatë takimit drejtuesit e Drejtorisë së Hetimit Tatimor, kërkuan nga strukturat e Zbatimit që të punojnë më profesionalizëm, me etikë dhe duke respektuar me rigorozitet procedurat sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu u kërkua korrektësi në trajtimin e rasteve, duke zbatuar të gjitha standardet.
Ndërkohë, Drejtoria e Hetimit Tatimor po vijon fushatën anti-informalitet për të verifikuar subjektet me risk në të gjithë vendin.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.