Shpërthim pranë një qendre testimi COVID-19 në Holandë
Një eksplozion shpërtheu dritaret e një qendre testimi COVID-19 në qytetin Bovenkarpsel në Holandën e Veriut, bëri me dije të mërkurën policia holandeze.
Askush nuk u lëndua nga shpërthimi, tha policia për AFP në një deklaratë.
Shpërthimi ndodhi në orën 6.55 të mëngjesit.
Në janar, një qendër testimi COVID-19 në qytetin e Urk u dogj nga protestuesit që kundërshtuan bllokimin e vendit.
Masat e bllokimit të koronavirusit kanë shkaktuar protesta dhe trazira civile në të gjithë Holandën.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.