Shpjegimet e BBC/Kriza e Venezuelës: Çfarë po ndodh?
Në Venezuelë po ndodh një krizë politike, ku shumë njerëz janë përfshirë në protesta të dhunshme. 4 njerëz kanë humbur jetën. Kombet e Bashkuara thonë se duan që përleshjet të ndalojnë.
Pra, pse po përleshen njerëzit dhe çfarë po ndodh?
Mëposhtë një guidë për atë se çfarë po ndodh në Venezuelë:
Ku është Venezuela?
Venezuela është në Amerikën e Jugut dhe ka një popullsi prej 31.5 milionë banorësh.
Çfarë po ndodh?
Ekonomia e Venezuelës nuk po performon mirë. Mungesa e ushqimit është e përhapur, raftet e dyqaneve janë bosh e njerëzit shprehen se nuk kanë mjaftueshëm ushqim për të ngrënë.
Shëndeti publik ka rënë në kolaps çka nënkupton se shumë nuk kanë mundësi të marrin ilaçet që u nevojiten.
Në total, më shumë se 3 milion venezuelianë kanë lënë vendin në tre vitet e fundit.
Kush është Presidenti?
Normalisht, është mjaftueshmërisht e qartë se kush është Presidenti i vendit. Ai ose ajo që fiton zgjedhjet pasi njerëzit kanë votuar. Gjithsesi, në Venezuelë zgjedhjet e fundit ishin problematike dhe shumë njerëz mendojnë se Nikolas Maduro, që është President që prej 2013, ka manipuluar rezultatin në mënyrë që të fitojë.
Ai është rizgjedhur në 2018 por shumë prej partive opozitare nuk morën pjesë, ndaj edhe tani ai po sfidohet nga Juan Guaido.
Guaido është një figurë e pushtetshme qeverisëse që ka pikëpamje të kundërta me Maduron dhe ai pretendon se për shkak se Maduro nuk ka fituar zgjedhjet Presidenca është një pozicion që duhet liruar. Ai e ka shpallur veten si President i ri në detyrë.
Ndërsa kjo po ndodh ka pasur mjaft protesta dhe dhunë në rrugë se kush duhet të jetë President.
Shumë vende janë përfshirë në këtë diskutim. Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mbështet Presidentin e ri. Kanadaja, Argjentina cdhe Brazili gjithashtu kanë dalë në mbështetje të ndryshimit.
Po tani?
Nikolas Maduro po refuzon të largohet. Juan Guaido ka mbështetjen të madhe në popullatë por ehde kjo mbështetje nuk mund ta detyrojë Maduronb të largohet.
Personat kyç në këtë krizë janë forcat e sigurisë si policia dhe ushtria. Për momentin, ata janë akoma besnike ndaj Maduros. Gjithsesi, nëse kjo ndryshon, atëhere Presidenti mund të largohet me forcë.
Marrë nga BBC/ Përshtati: SCAN
Artikulli origjinal: https://www.bbc.co.uk/newsround/46993793
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.