Shpjegimi i Tatimeve: Detyrimi tatimor që konsiderohet si kredi me vlerë zero!
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve se shuma e detyrimit tatimor e detyrueshme për t’u paguar ose shuma e tepricës së kredisë, me vlerë deri në 1,000 (një mijë) lekë, e cila ka ardhur si rezultat i një vlerësimi të kryer nga Administrata Tatimore, vlerësohet si detyrim ose kredi me vlerë zero.
“Ju sjellim në vëmendje se sa më sipër vlen vetëm për detyrimet tatimore të vlerësuara nga Administrata Tatimore. Për detyrimet tatimore të vetëdeklaruara, të çfarëdolloj vlere dhe tatimi, tatimpaguesi duhet të paguajë detyrimin tatimor brenda afatave ligjore në fuqi” njoftojnë Tatimet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.