“Shpresë e besim për biznesin shqiptar” – Panair 4-ditor në Sheshin “Skënderbej”, 50 kompani ofrojnë produktet e tyre
“Shpresë dhe besim për biznesin shqiptar”. Ky është slogani që do të mbledhë mbi 50 kompani në Sheshin Skënderbe, nga data 10-14 qershor, të cilat do të kenë mundësi të të promovojnë dhe shesin produktet e tyre për konsumatorin shqiptar.
Ky panair organizohet nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, si një nxitje për biznesin shqiptar për t’iu kthyer jetës normale pas izolimit më shumë se dy mujor për shkak të masave të marra ndaj COVID-19 si dhe një nxitje për qytetarët që të konsumojnë produkte shqiptare dhe të kontribuojnë për rigjallërimin e ekonomisë në vend.
Kompanitë që do të marrin pjesë me stendat e tyre janë kryesisht nga sektori i ushqimeve dhe produkteve të bulmetit, të pijeve alkoolike dhe lëngjeve të frutave, pularisë, depo farmaceutike, artizanati etj. Në katër ditët e panairit do të organizohen gjithashtu aktivitete të ndryshme ku mund ta gjejnë vetën të gjithë qytetarët.’
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.