Shpronësime në Tiranë, miratohen dy vendime për projekte rikonstruksioni! 303 milionë lekë për pronarët
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime për shpronësime në Tiranë. Vendimi i parë parashikon rritjen e fondit për shpronësimet e pronarëve që preken nga rikualifikimin urban në rrugët Sulejman Delvina, Medar Shtylla, Skënder Luarasi, Grigor Heba dhe Gjik Kuqali.
Fondi për këto shpronësime rritet nga 115 milion e 185 mijë lekë në 133 milionë e 310 mijë lekë dhe do të përballohet nga fondet e buxhetit të Bashkisë Tiranë. Vendimi i dytë parashikon shpronësimin e pronarëve që preken nga projekti” Ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugës që lidh rrugët “Pjetër Budi”,”Qamil Guranjaku”dhe Stavri Vinjau” më Tiranë.
Fondi për shpronësimin e pronarëve është 170 milione e 228 mijë lekë dhe përballohet nga Bashkia e Tiranës.
Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.