Shqetësimet e biznesit, informaliteti dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së
Informaliteti dhe vonesat në rimbursimin e TVSH-së vazhdojnë të jenë problemet kryesore, me të cilat hasen bizneset në vendin tonë. Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë kërkojnë që të zbatohet ligji për rimbursimin e TVSH-së dhe të ketë luftë të vazhdueshme të informalitetit.
Sistemi i ri informatik ka sjellë një sërë problemesh për bizneset pasi nuk po funksionon siç duhet. Një prej tyre është edhe marrja e vërtetimeve për statuset e detyrimeve tatimore që nuk jepen të sakta pasi nuk kanë informacion nëse bizneset janë në procese gjyqësore ose jo.
Një tjetër problem i sjellë në vëmendje nga bizneset kishte të bënte edhe me mos funksionimin e Drejtorisë së Apelimit. Kjo strukturë që nga 1 janari i 2017 është kompetencë e Ministrisë së Financave.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.