Shqipëria drejt 2020 – Raporti i “RCC”, ecuria e objektivave në disa sektorë
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal zhvilloi më 29-30 Qershor në Dubrovnik të Kroacisë, takimin e krerëve të shtetit dhe ministrave të jashtëm të vendeve të Europës jug-lindore.
Të pranishëm në takim ishin edhe presidenti i Serbisë, Alaxandar Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.
Nga qeveria apo shteti shqiptar nuk pati asnjë përfaqësues të nivelit të lartë në këtë takim. Gjatë punimeve të samitit të 10-të të këtij niveli u prezantua edhe raporti vjetor mbi ecurinë dhe të ardhmen e vendeve të rajonit.
Në raport radhiten një sërë objektivash që 6 vendet e Ballkanit perëndimor kanë vendosur deri në vitin 2020, në sektorë të ndryshëm.
Shqipëria ka një progres mjaft të kënaqshëm në thuajse të gjithë këta objektivë, edhe pse deri diku janë tepër ambiciozë. Shembulli konkret është ai i investimeve të huaja direkte në vlerë absolute.
Ndërkohë që në 2016 vlerësoheshin më pak më pak se 1 miliardë euro, për vitin 2020, qeveria shqiptare planifikon ti dyfishojë në 2.2 miliardë euro. Deri më tani, ky progres fiksohet në 12%. E
dhe sa i përket punësimit të grupmoshës nga 20 deri në 64 vjeç, Shqipëria ka bërë një progres të ndjeshëm, në rreth 55% drejt objektivit të vitit 2020, që fiksohet në një normë punësimi pranë 63.6%.
Nga ana tjetër, Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet me normën më të lartë të shpenzimeve nën-dorë në shëndetësi, që zënë rreth 40% të totalit të shpenzimeve në sektor.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.