Shqipëria hap vizat elektronike për të huajt – Nga 1 shkurti nis aplikimi online në sistemin ‘e-visa’
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se duke filluar nga data 1 shkurt, të gjithë shtetasit e huaj që kanë nevojë për vizë për të hyrë në territorin e Shqipërisë, do të mund të aplikojnë për vizë elektronike nëpërmjet sistemit ‘e-visa’.
Ky sistem iu jep mundësinë shtetasve të huaj të cilët dëshirojnë të aplikojnë për vizë, që ta printojnë atë personalisht pa pasur nevojë për t’u paraqitur në Përfaqësi, njofton MEPJ.
Nga ana tjetër, në kuadër të përmirësimit të shërbimit konsullor kujtojmë se pas Stambollit, Barit dhe Vjenës, pritet të nisë shërbimi për pajisjen me Pasaportë dhe Kartë ID të qytetarëve shqiptarë edhe në Ambasadat në Paris, Berlin dhe Stokholm. Kështu, shkon në 14 numri total i zyrave të aplikimit në mbarë botën, njoftoi MEPJ.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.