Shqipëria heq vizat me Federatën e Shën Kristoferit dhe Nevisit / Ishuj në Karaibe
Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Shën Kitts dhe Nevis ishin ndër ishujt e parë në Karaibe që u banuan nga europianët duke u bërë shtëpia e kolonive të para britanike dhe franceze.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.