Shqipëria krah Brukselit – Pranon sanksionet ndaj Koresë së Veriut, Mogherini e përshëndet
Shqipëria është një ndër vendet që është vënë krah Bashkimit Europian sa i përket sanksioneve më të fundit që i janë vendosur Koresë së Veriut, rrjedhojë e tensioneve të fundit si pasojë e testimeve më të fundit të armëve bërthamore. Këto sanksione në pjesën dërrmuese përfshijnë ndalim të importit të naftës bruto drejt vendit.
Këtë vendim të qeverisë shqiptare, së bashku me vendet e tjera të rajonit si dhe vendet e EFTA-s, e ka përshëndetur përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini. Përjashtim te vetëm në rajon bën Kosova, që duket se nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me këtë çështje. Sanksionet ndalojnë gjithashtu çfarëdolloj investimi në Korenë e Veriut në të gjithë sektorët.
Vendimi parashikon gjithashtu mosrinovimin e lejeve të punës për qytetarët e Koresë së Veriut që në vendet që kanë aplikuar sanksionet. Shqipëria së bashku me vendet e tjera garanton Brukselin që politikat kombëtare do të jenë në linjë me vendimin e Tetorit të vitit të kaluar të Këshillit të Europës. Qeveria shqiptare ka qenë në çdo rast në linjë me vendimet e Bashkimit Europian sa i përket politikës së jashtme, sidomos sa i përket embargos. E njëjta gjë ndodhi edhe me Rusinë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.