Shqipëria në “sytë” e investitorëve – Guria: Kemi potenciale, por i keqpërdorim
Shqipëria është një vend tërheqës për investimet e huaja, por është politikëbërja dhe rregullat jo të qarta të lojës, që stepin investitorët. E këtij mendimi është ish drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Eneida Guria e cila rendit për SCAN disa nga problematikat kryesore që trembin kompanitë e mëdha.
Guria komenton edhe pakënaqësinë e shprehur nga bizneset gjermane në vend, ku thekson se kjo duhet të jetë një kambanë alarmi për qeverinë.
Pavarësisht se vitin e kaluar investimet e huaja direkte në vend arritën një shifër rekord prej 1 miliardë eurosh, ish Drejtoresha e AIDA, shprehet se nuk duhet parë vetëm aspekti i volumit në shifër por edhe struktura e tyre, për të bërë një analizë se sa e shëndetshme është klima e biznesit.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.