Shqipëria pa ministër të Brendshëm – Presidenti Meta nuk dekreton Sandër Lleshin
Shqipëria zyrtarisht është pa ministër të Brendshëm. Pas dorëheqjes së ish ministrit Fatmir Xhafaj, në vend të tij kryeministri i vendit propozoi emrin e Sandër Lleshin, që mbante postin e këshilltarit të sigurisë pranë tij.
Afati i fundit kushtetues për të dekretuar propozimin e tij ishte mesnata e së shtunës, por Presidenti Ilir Meta nuk e ka dekretuar. Nëpërmjet zëdhënësit për u deklaruar se Presidenti nuk është i bindur për këtë kandidaturë.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin kandidaturës së Z.Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshëm”.
Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj! Ja kush e zëvëndëson
Një gjeneral në krye të Ministrisë së Brendshme! Profili i kandidatit të propozuar nga kryeministri
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.