Shqipëria pranë zonës së lirë ekonomike të parë/Dy kompani shqiptare në garë për Spitallën, dalin ofertat! Ekonomi: Fituesi në fund të majit
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi deklaron se në fund të muajit maj do të shpallet fituesi për zonën e lirë ekonomike në Spitallë. Pas tre përpjekjeve të para të pasuksesshme, tashmë ka dy oferta konkrete nga kompani shqiptare.
“Deri në fund të majit ne do të kemi një fitues për zonën ekonomike të shpallur dhe po të jemi optimistë, mund të themi që korriku, apo fillimi i gushtit do të na gjejë me zhvilluesin në territor”, thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi për “TCH”.
Oferta e parë parashikon 30 milionë euro investime për ndërtimin e një fabrike pasurimi të ferro-kromi, kurse oferta e dytë planifikon 93 milionë euro për ndërtimin e kapanoneve industrialë.
Artikulli i plotë: Kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.