Shqipëria prezanton produktet “Made in Albania” në Panairin “FOODEX JAPAN 2017”
Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Pijeve dhe Produkteve Ushqimore “FOODEX JAPAN 2017” që zhvillohet më datat 07-10 Mars 2017 në Tokio të Japonisë. Lajmi për përfaqësimin e vendit tonë në këtë panair e dha Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).
Në një njoftim të publikuar në rrjetin social FB thuhet “Këtij eventi të rëndësishëm do t’i bashkohet edhe Shqipëria me produktet ‘Made in Albania’, falë mbështetjes së ofruar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Pjesëmarrja e vendit tonë në këtë panair përbën një sukses të kompanive shqiptare, pasi ofron mundësi reale për krijimin e urave të bashkëpunimit, ndërmjet tyre dhe kompanive aziatike, me qëllim zgjerimin e tyre në këtë treg” thuhet në njoftimin e AIDA-s.
Panairi Ndërkombëtar i Pijeve dhe Produkteve Ushqimore “Foodex 2017” është panairi më i madhi i këtij lloji në kontinentin Aziatik. Rreth 3,250 ekspozues të produkteve ushqimore dhe pijeve nga e gjithë bota dhe mbi 77,000 vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë (biznese dhe individë) do të bëhen pjesë e këtij panairi.
Për më shumë informacion mbi eventin klikoni këtu
AIDA/EventeShqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Pijeve dhe Produkteve Ushqimore “FOODEX JAPAN 2017” që zhvillohet në…
Posted by AIDA – Albanian Investment Development Agency on Monday, March 6, 2017
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.