Shqipëria rrit eksportet drejt Italisë, i ul drejt Greqisë! E kundërta ndodh me importet
Nga studimi i fundit i INSTAT, vihet re se kemi një kurbë lëvizjeje eksportesh mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje Itali, Greqi, jo proporcionale. Eksportet e mallrave Shqiptare drejt Greqisë për muajin Mars të këtij viti kanë pësuar një rënie me 181 milionë lekë në krahasim me Marsin e vitit të kaluar.
Ndërsa në një vëzhgim më të plotë të tre mujorit të parë të vitit 2019 krahasuar me vitin 2018, shifrat e eksporteve kanë variuar nga 3 miliard e 360 milionë lekë në 2 miliard e 911 milionë lekë, duke shfaqur kështu një rënie prej 449 milionë lekësh.
Nga ana tjetër një fenomen invers ndodh me tregtimin e mallrave vendase drejt Italisë, ku shifrat shfaqin një rritje të tyre me 945 milionë lekësh duke krahasuar muajin mars 2018 me marsin e këtij viti. Edhe nga pikëpamja e tre mujorit të parë të vitit spikasin sërish shifra në rritje në raport me tre mujorin e parë të 2018, me rreth 150 milionë lekë.
E kundërta ndodh me importet. Ato shënojnë rritje me Greqinë dhe ulje të tyre me Italinë.
Muaji mars 2018 krahasuar me marsin e këtij viti shënon konkretisht zbritje me 251 milionë lekë me Italinë ndërsa analizuar si tre mujore, diferenca mes këtij viti dhe vitit 2018 shfaq një rënie më të rëndësishme prej 2 miliard 653 milionë lekësh.
Greqia nga ana tjetër në lidhje me importet shënon diferenca pozitive, me një rritje prej 769 milionë lekësh për Mars 2019 krahasuar me marsin e vitit të shkuar dhe vazhdon më një shifër pozitive edhe për periudhën Jan-Mar 2019 prej 641 milionë lekësh krahasuar me po këtë periudhë të vitit 2018.
E.S/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.