Shqipëria rrit importet nga Kina, por eksportet kanë rënie të ndjeshme!
Shqipëria ka njohur një rritje të konsiderueshme të importeve nga Kina gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, Shqipëria importoi nga Kina rreth 4 miliardë lekë më shumë mallra. Në janar-nëntor 2017, importet ishin në vlerën e 44 miliardë e 226 milion lekëve ndërsa në janar-nëntor të këtij viti ato arritën në 48 miliardë e 192 milion lekë.
Ndryshe ka ndodhur me eksportet ku rezulton se ka një rënie të nivelit të tyre me 2.7 miliardë lekë. Në janar-nëntor 2017, eksportet ishin 8 miliardë lekë ndërsa në janar-nëntor 2018 ato ranë në nivelin e 5.3 miliardë lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.