Shqipëria, rritje të fortë importesh nga Turqia! “Bumi” me 10 herë i mineraleve e lëndëve djegëse
Gjatë viti 2019, Shqipëria ka njohur një rritje të fortë të importeve nga Turqia. Referuar të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, gjatë vitit 2019 Shqipëria eksportoi në Turqi mallra më vlerë 2 miliardë lekë. Në krahasim me vitine e mëparshëm (2018), eksportet kanë njohur një rënie me 100 milionë lekë.
Ndryshe ka ndodhur me importet që kanë njohur në 2019 një rritje të ndjeshme.
Nga 54 miliardë lekë, në vitin 2019 importet shënuan vlerën 61.8 miliardë lekë, raporton SCAN.
Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka pasur grupmallrat minerale e lëndë djegëse ku nga 777 milionë lekë në 2018, shifra u rrit në 7.2 miliardë lekë në vitin 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.