Shqipëria shkëlqen në “sound money” – Indeksi i lirive ekonomike, në vendin e 32 në botë
Shqipëria është në vendin e 52-të në botë, ndër 159 shtete të ndryshme të botës në indeksin e lirive njerëzore, të sapo publikuar. Ky raport, që përmban edhe indeksin është një matës global i lirive personale, civile si dhe ekonomike.
Për këtë arsye, raporti i ndan liritë njerëzore ne 2 të tilla; liritë personale dhe ato ekonomike. Në të parën, pra liritë personale, Shqipëria renditet në vendin e 47-të në botë, ndërkohë që në liritë ekonomike renditet e 32-ta në botë ndër 159 ekonomi të ndryshme të globit.
Ky i fundit më pas bazohet në 5 nën-indikatorë kyç. Ndër këta të pestë, Shqipëria regjistron performancën më të mirë në atë që i referohet sigurisë së parave, ose “sound money”.
Sound money i referohet stabilitetit të parasë, pra shanseve që ka monedha e një vendi që të vlerësohet apo zhvlerësohet në një periudhë të shkurtër kohore. Siç shihet qartë, në këtë indikator, pikëzimi është në të gjithë nën-indikatorët shumë pranë notës maksimale, që është nota 10.
Indikatori më i dobët ndërkohë është ai i sistemit të drejtësisë dhe të të drejtës së pronës. Këtu, Shqipëria regjistron performancën më të dobët në nën—indikatorin e paanshmërisë së gjykatave dhe atë të pavarësisë së gjykatave. Jo fort bindës duket indikatori i rregullatorëve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.