Shqipëria shlyen “borxhet” e vjetra! Nisma në Kuvend: Përmbushen detyrimet e viteve 1991-1998
Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të shtetit shqiptar ndaj Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim. Detyrimet e prapambetura janë në fakt të lidhura me nënshkrimin e kapitalit fillestar të momentit të anëtarësimit dhe të rezolutës për rritjen e parë të kapitalit në vitin 1996.
Detyrimet që do të paguhen arrijnë vlerën rreth 1.3 miliard dollarë dhe i përkasin aksioneve të nënshkruara nga shteti shqiptar në atë periudhë. Pagesa do të bëhet me dy këste, gjatë vitit 2018 dhe 2019.
Mëposhtë relacioni i plotë i nismës së depozituar në Kuvend:
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.