Shqiptarët përmbysin traditën historike/ Po i ikin blegtorisë dhe po orientohen drejt bujqësisë
Në të shkuarën, Shqipëria ka qenë e njohur më së shumti për mbarështimin e bagëtive sesa për bujqësinë. Me kalimin e viteve, duket se situata po njeh një përmbysje.
Prodhimi bujqësor po rritet ndërsa ai blegtoral po ulet.
Referuar statistikave të INSTAT, rezulton se në vitin 2020 Shqipëria ka njohur një rënie të konsiderueshme të numrit të krerëve të bagëtive, e si rrjedhojë edhe të sasisë së prodhimit të qumështit e mishit.
Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362 mijë e 583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76 %, në krahasim me vitin 2019.
Prodhimi i qumështit në vitin 2020 është 1,05 milionë tonë, duke shënuar një rënie me 5,39 %, në krahasim me vitin 2019.
Po ashtu, edhe prodhimi i mishit peshë e gjallë është 150 mijë tonë, duke shënuar rënie me 4,02 %, në krahasim me vitin 2019.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.