Shqiptarët u shprehën pro amnistisë fiskale – Rama: Kemi pasur kundërshti nga ndërkombëtarët, por qytetarët folën qartë!
Amnistia fiskale ka qenë një prej ccështjeve të rëndësishme për të cilën qytetarët shqiptarë janë shprehur gjerësisht pro në formularët e Këshillimit Kombëtar.
Kryeministri Rama tha se nisma është kundërshtuar nga partnerët ndërkombëtarë, por zëri i qytetarëve është i qartë, dhe se qeveria është e vendosur ta zbatojë.
Amnistia fiskale është propozuar prej vitesh nga mazhoranca socialiste, por ka pasur rezerva të forta nga faktori ndërkombeëtar për shkak të rrezikut se përmes saj mund të pastrohen para të krimit e korrupsionit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.