Shqyrtimi i projekt-buxhetit 2018 – Buxheti i Presidencës rritet në 220 milionë lekë
Presidenca ka kërkuar rreth 59 milionë lekë shtesë për buxhetin e vitit 2018 për shpenzime operative, për automjetet dhe për sigurinë me kamera.
Por në Komisionin Parlamentar të ligjeve është rënë dakord që këtij institucioni ti jepen 20 milion lekë shtesë, duke e çuar në total buxhetin e vitit 2018 në vlerën e 220 milionë lekëve.
Një tjetër institucion që ka kërkuar shtesë në buxhetin e vitit të ardhshëm ka qenë Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që në total ka kërkuar 20 milion lekë shtesë si dhe rritje të numrit të të punësuarve.
Shtesë e buxhetit është miratuar edhe për Shkollën e Magjistraturës, e cila në total ka kërkuar një shtesë me rreth 57 milionë lekë.
Shtesë të buxhetit kanë kërkuar edhe Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Avokati i Popullit dhe Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.