Shtëpitë e vogla që mund të operojnë edhe ‘jashtë rrjetit’-Dalin në treg në 2020
Ekziston një fabrikë në Nevada (SHBA), e cila falë një printeri të madh 3D po realizon makete shtëpish të vogla parafabrikate të cilat mund të funksionojnë totalisht jashtë rrjetit.
Pasi të përfundohen këto banesa do të funksionojnë me energji diellore duke përfshirë dhe sistemin e ngrohjes dhe ftohjes. Një sistem opsional do të gjenerojë ujë nga lagështira në ajrin e jashtëm për rrjedhojë nuk është e nevojshme që të lidhet me një furnizues uji në qytet. Në tualet, shtëpia është ndër të parat në SHBA që do të përdori një dush që pastron dhe riciklon ujin.
Shtëpia, e quajtur që në fillim ‘PassivDom’, është projektuar për të përdorur sa më pak resurse të jetë e mundur. Kompania fillimisht nuk synonte të krijonte një shtëpi ‘jashtë rrjetit’, por e kuptoi se ishte e mundur pasi eksperimentoi me materiale për të përmirësuar efikasitetin e energjisë, duke u bazuar në një kompozit polimere.
“Ishte e fortë dhe efikase, dhe na ndihmoi të ndërtojmë shtëpi me 20 herë më pak energji sesa ndërtesat e zakonshme”, thotë Max Gerbut, CEO dhe themelues i kompanisë. “Një efekt anësor i kësaj teknologjie ishte se ne kemi zbuluar se mund të gjenerojmë energji të mjaftueshme duke përdorur panelet diellore në çati për të ngrohur shtëpinë.” Në mënyrë tipike, thotë ai, “shtëpitë me panele diellore nuk mund të mbulojnë energjinë e nevojshme për ngrohje elektrike , sidomos në klimë të ftohtë”. Versioni përfundimtar i shtëpive do të dalë në treg në vitin 2020.
Burimi: FastCompanyCompass
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.