Shtesë pensioni për 3 kategori – Debate për masën e përfitimit, Hado: Efekti në buxhet do ishte shumë i lartë
Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar nen për nen projektligjin, që parashikon trajtim financiar suplementar për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Sipas ndryshimeve ligjore minatorët do të marrin shtesë pensioni në masën 1% për çdo viti sigurimi, ndërsa 2 kategoritë e tjera 0.6%.
Gjatë diskutimeve, deputetët kërkuan shpjegime në lidhje me masën e përfitimit, duke qenë se sindikatat kanë kërkuar që ky përfitim të jetë në masën 40% të pagës minimale. Por, Sipas Hados, kjo është e papërballueshme për buxhetin e shtetit, pasi efekti financiar do të përllogaritej në 3.7 mld lekë nga 1.46 që parashikohet në variantin e qeverisë.
Diskutime pati edhe në në lidhje me naftëtarët, pasi ligji i ri parashikon përfitime vetëm për një pjesë të tyre që kategorizohen si më të vështira, duke lënë jashtë një pjesë të tyre, çka sipas deputetëve po prek edhe ligjin “Për statusin e naftëtarit”.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.