Shtimi i kontrolleve rrugore nuk i frenon të gjithë drejtuesit e mjeteve! Shpejtësi 134-175 në rrugët e Tiranës
Policia Rrugore e Tiranës njofton se vijon monitorimin e pandërprerë me radar për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
“Edhe pse kontrollet janë shtuar së tepërmi në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane, në tē gjithë vendin, përsëri konstatohen shkelje të shumta në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, parakalimet e gabuara e manovrat e rrezikshme në rrugë, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit etj.
Për 3 orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësi që varionin nga 134 km/h deri në 175 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën. Si rezultat janë pezulluar 5 leje drejtimi dhe janë vendosur 11 masa administrative për shpejtësi në zbatim të ndryshimeve të Kodit Rrugor. Guxim? Vetëbesim i tepruar? Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë, është e pa pranueshme dhe vrastare” shkruhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. .
Në fund të njoftimit, Policia kërkon që të mos abuzohet me rregullat e qarkullimit se në rastin më të mirë do përballeni me Policinë Rrugore, Radarët, alkooltestit, kamerat, aparatet fotografike dhe automjetet e pa loguara që do t’ju dokumentojnë shkeljet e kryera.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.