Shtohen emigrantët që marrin nënshtetësinë amerikane, përpos politikave agresive të Trump
Duke qënë se politikat amerikane të emigracionit të qeverisë Trump, po bëhen shumë më agresive, nënshtetësia po kthehet në një aset gjithnjë e më të vlefshëm.
Më shumë se 544,000 emigrantë u bënë qytetarë amerikanë në tre tremujorin e parë të vitit fiskal 2018, gjithsej një rritje prej 15% nga e njëjta periudhë e një viti më parë, sipas të dhënave të fundit nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Rritja më e madhe nga viti në vit është shënuar në tremujorin e parë të vitit 2018, megjithatë ka pasur një rënie të lehtë në tremujorin e tretë.
Shumica e emigrantëve mund të aplikojnë për nënshtetësinë amerikane pasi të kenë qenë banorë rezident për pesë vjet, ose tre vjet pas martesës me një shtetas amerikan. Agjencia amerikane e emigracionit vlerësoi se në vitin 2015 kishte rreth 13.2 milionë banorë të përhershëm, dhe 9 milionë prej tyre do të kualifikoheshin për nënshtetësi pas aplikimit.
Por nuk është aq e thjeshtë sa të kalosh kohë në SHBA. Qytetarët e ardhshëm duhet të paguajnë një tarifë prej 725 $, përveç dhënies së provimit të nënshtetësisë, gjë që mund të jetë sfiduese edhe për ata që e kanë kaluar gjithë jetën e tyre në SHBA. Shumë nuk e kanë parë të domosdoshme të aplikojnë deri në vitin e kaluar, duke pasur parasysh rëndësinë e të votuarit në zgjedhjet që do të zhvilloheshin në atë kohë.
Nuk ka pasur ndonjë ndryshim të madh në numrin e qytetarëve të rinj gjatë viteve të fundit, por projekti për vitin 2018 mund të tregojë fillimin e një rritjeje.
Burimi: Quartz
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.